Aksidenti në aksin Lezhë-Milot, gjashtë të plagosur, dy në gjendje të rëndë

428
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në pranë urës mbi lumin Drin, në Ishull Lezhë, ndërsa për pasojë është bllokuar edhe superstrada.

Të aksidentuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë dërguar menjëherë në spital, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.