U gjet i pajetë në grykëderdhjen e Semanit, policia jep detaje të reja

146
Sigal

Policia e Fierit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me trupin e pajetë që u gjet sot në grykëderdhjen e Semanit.

Sipas policisë, trupi, që mendohet se i përket një 40-vjeçari, dyshohet se është mbytur.

NJOFTIMI I POLICISË

Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.