Klubet e Premier League pas Leaos, Milani kërkon mbi 80 milionë euro

160
Sigal

Rafael Leao e zhvilloi një sezon të shkëlqyeshëm me Milanin, të cilin e ndihmoi të shpallet kampion i Italisë.

Dhe, këto paraqitje të futbollistit portugez u kanë rënë në sy klubeve të pasura angleze, të cilat duan ta kenë atë në gjirin e tyre.

Më saktësisht, interesim për sulmuesin e krahut kanë shfaqur Chelsea dhe Manchester City. Mirëpo, media italiane “Corriere dello Sport” raporton se Milani vështirë se do të heqë dorë nga ylli i tij.

Por, kuqezinjtë do të mundë të dorëzoheshin në rast se për futbollistin e krahut të majtë arrin një ofertë prej 80 milionë eurosh apo më shumë.

Leao ka kontratë me kuqezinjtë deri në verën e vitit 2024, por Milani po mundohet ta bind lojtarin që ta vazhdojë atë për një kohë më të gjatë.

Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse klubit italian do t’i vijë ndonjë ofertë e majme për Leaon.