Aksident në Lushnje, plagoset rëndë shoferi

531
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Lushnjës, në zonën e ish-uzinës së plastmasit. Një motoçikletë është përplasur dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj, Sami Gorovelli, 58 vjeç, banues në Karabunarë. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.