Aksident i në Vlorë – Shtyhet për të shtunën masa e sigurisë për shefin e hetimit

596
Sigal

Është shtyrë për të shtunën seanca e masës së sigurisë për policing që akuzohet se ushtroi presion ndaj të plagosurit të aksidentit në Lungomare.

Komisar Myslym Ismailaj, shef i hetimit për aksidentet në policinë e Vlorës u arrestua dy ditë më parë me dyshimet se po favorizonte firmën e ndërtimit.

Sipas policisë, Ismailaj  ka ushtruar presion ndaj 21-vjeçarit Petraq Beja që të pranonte se kishte problem me shikimin.

Aksidenti i rëndë u regjistrua mbrëmjen e 26 nëntorit 2016, në të cilin  humbi jetën 17 -vjeçari Kristo Panajoti.

Gjykata vendosi “arrest në shtëpi” për 25 vjeçarin Tomor Cena, me detyrë inxhinier zbatues i projektit dhe “arrest me burg” për 61 vjeçarin Ilirian Tahmazi, me detyrë përgjegjës i sigurimit teknik.

Ndaj tyre rëndon akuza “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.