Zbulohet vendi dhe data kur do të lancohet seria e Samsung Galaxy S23

58
Sigal

Seria e Samsung Galaxy S23 ka qenë pjesë e disa thashethemeve që prej shumë kohësh.

Gjiganti i teknologjisë nga Koreja e Jugut u spekulua më herët se do të prezantonte serinë kryesore të telefonave jo të palosshëm gjatë eventit teknologjik “Consumer Eelctronics Show” (CES) 2023.

Por, një raport i ri që citon një ekzekutiv të kompanisë sugjeron se seria e shumëpritur do të lançohet në fillim të shkurtit gjatë një eventi të Samsung Galaxy Unpacked që do të mbahet në SHBA.

Linja e re e kësaj serie pritet të përfshijë variantin Samsung Galaxy S23 me ngjyrë vanilje, së bashku me modelet Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 Ultra.

Siç raportohet, ky event do të mbahet në javën e parë të shkurtit në San Francisko.