Cristiano Ronaldo te Bayern Munich? Kahn thotë fjalën e fundit

107
Sigal

Kohët e fundit qarkullojnë shumë hipoteza për të ardhmen e Cristiano Ronaldo, tashmë që ai është edhe pa ekip.

Një nga këto zëra është se ai mund të jetë një altërnativë për sulmin e skuadrës bavareze, dhe për këtë gjë, CEO i klubit gjerman, Oliver Kahn ka dhënë një deklaratë për “Sky Deutchland”.

“Ne kemi një ide të qartë se si duhet të ndërtohet skuadra. Të gjithë e duam Cristiano Ronaldon dhe nuk ka asnjë diskutim që pavarësisht moshës, ai është një lojtar themelor për çdo klub dhe një nder ta kesh në krahun tënd.

Por, Ronaldo nuk i përshtatet filozofisë sonë të të luajturit, nuk përshtatet me skemën tonë”, është shprehur ish-portieri legjendar i Gjermanisë.