Instagram sjell opsionin më të ri për ata që nuk i rezistojnë blerjeve online

548
Sigal

Platforma e fotove “Instagram” nisi testimet në Shtetet e Bashkuara për një funksion ku përdoruesit mund të blejnë produkte direkt nga rrjeti social.

Instagram raportohet se ka bashkëpunuar me 20 marka përfshirë Adidas, H&M, Kylie Cosmetics dhe Michael Kors për funksionin e blerjeve.

Me anë të funksionit përdoruesit mund të klikojnë produktin, të shohin çmimin dhe ta blejnë menjëherë me Visa, Mastercard, American Express, Discover ose PayPal.