Suplementi Pena Shqiptare/ Skënder Rusi: Mëngjesi në koma

19
Sigal

Gazetat e ditës ende s’kanë dalë,

Qentë e rrugës nuk janë zgjuar ende!

Errësira apo drita do të vdesë më parë,

në këtë ndeshje të madhe polivalente!

Zgjohuni ju që jeni duke fjetur,

se ndryshe do të lajmëroj gjithë botën!

Përfundimisht do t’ju quaj të vdekur

s’ka sup për ju ku të mbështesni kokën!

Diku në një rrugicë një këngë paska mbetur;

një zë i ngjirur, i njohur nga të gjithë,

nuk ka në botë komb si pijanecët…

(Jo ata, po vdekja prej tyre ka frikë!)

Zgjohuni ju që jeni duke fjetur,

Te ky qytet që lind e vdes si për çudi!

Përfundimisht do t’ju quaj të vdekur,

po s’e nxorët nga koma tani!