Kush janë më të lumtur, të rinjtë apo të moshuarit? Përgjigjen e jep Raporti Botëror i Lumturisë

19
Sigal

Njerëzit nën moshën 30-vjeçare po përjetojnë ekuivalentin e një krize të moshës së mesme në disa vende të botës.

Raporti Botëror i Lumturisë jep një renditje vjetore të kësaj ndjesie në të gjithë botën dhe për herë të parë ka ndarë të dhënat sipas grupmoshave.

Lumturia mesatare e të rinjve është në rënie në të gjithë Perëndimin, evidentoi raporti.

Renditja e ka nxjerrë SHBA-në nga 20 vendet më të lumtura në përgjithësi për herë të parë që nga fillimi i raportimit.

Lituania zuri vendin e parë për të rinjtë, ku grupmosha nën 30 vjeç e vlerëson lumturinë mesatarisht 7.6 nga 10. Izraeli dhe Serbia pasuan në vendin e dytë dhe të tretë.

Për shtatë vjet me radhë, Finlanda është renditur në krye për lumturinë në përgjithësi. Megjithatë, duke marrë në studim vetëm të rinjtë e saj, ajo renditet e shtata.

Mbretëria e Bashkuar u rendit e 32-ta për të rinjtë, me SHBA-në në vendin e 62-të.

Niveli më i ulët i raportuar i lumturisë nga të rinjtë (nën 30 vjeç) në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada është e lidhur me nivelet më të ulëta të kënaqjes me mbështetjen sociale, kënaqësi më të ulët me kushtet e jetesës, stres dhe ankth më të madh, besim më të ulët në qeveri dhe perceptime më të larta për korrupsionin.

Duke krahasuar brezat, raporti zbuloi se ata të lindur para vitit 1965 ishin mesatarisht më të lumtur se ata të lindur që nga viti 1980 dhe hendeku zgjerohet me rritjen e diferencës në moshë.

Për të rinjtë, lumturia shënoi rënie nga viti në vit, ndërsa për moshën më të madhe rritje.

Në vendet me nivelin më të lartë të lumturisë për grupmoshën mbi 60 vjeç, listën e kryesoi Danimarka, e ndjekur nga vendet e tjera nordike. SHBA u rendit në vend të dhjetë.

Vendet më pak të lumtura janë Afganistani dhe Libani.

Në nivel global, gratë e reja ishin grupi më i lumtur, megjithëse kme një diferencë shumë të ngushtë. Në Izrael, gratë e reja raportuan nivelet më të larta të lumturisë. Të moshuarit ishin grupi më i lumtur në Kinë.