Çfarë janë kriptomonedhat?

829
Sigal

Besojmë se keni dëgjuar për kriptomonedhat. Por sa informacion keni mbi to?

Kriptomonedhat janë këmbim valutor peer-to-peer. Ato nuk ekzistojnë fizikisht. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të kenë vlerë monetare, pasi shumë shpejt dhe në mënyrë drastike po rriten çmimet e këmbimeve valutore virtuale në muajt e fundit.

Sa kriptomonedha ekzistojnë momentalisht?

Ky numër është në ndryshim me kalimin e kohës, por sipas CoinMarketCap.com, në dhjetor të vitit të kaluar kishte 1,375 monedha të ndryshme virtuale të cilat mund të bliheshin nga investitorët. Vlen të thuhet që barriera e hyrjes në treg është goxha e ulët në kriptomonedha. Kjo do të thotë që nëse ke kohë, para, dhe një ekip njerëzish që dinë të programojnë, ke një mundësi të zhvillosh kriptomonedhën tënde personale. Ka shumë gjasa që kriptomonedha të reja do vazhdojnë të futen në këtë industri në vijim.

Kur janë shpikur kriptomonedhat?

Teknikisht, ideja e një vlere valutore elektronike peer-to-peer ka qenë në përpunim e sipër për disa dekada, por nuk kishte sukses deri në vitin 2008, kur u krijua bitcoin. Qëllimi fillestar i krijimit të bitcoin-it, dhe të gjitha vlerave valutore të cilat dolën më pas, ishte të rregullonin një numër të madh problemesh me mënyrën se si dërgoheshin para nga një palë në tjetrën.

Çfarë problemesh? Për shembull, bankave iu duhet shumë kohë për të kryer një pagesë ndërkufitare dhe institucionet financiare po korrin shpërblimet e tarifave duke vepruar si palë e tretë gjatë transaksioneve. Kriptomonedhat nuk funksionojnë brenda sistemit tradicional financiar, por nëpërmjet teknologjisë së blockchain-it.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj që legalizon dhe rregullon kuadrin ligjor për monedhat virtuale, duke e bërë Shqipërinë vendin e tretë në Europë që legjitimon kriptomonedhat. Ekspertët e ekonomisë e vlerësojnë nismën. Nga ana tjetër, ekspertët thonë se duhet kujdes sa i përket zbatueshmërisë së këtij ligji, pasi përdorimi i monedhave virtuale ka rrezik për pastrimin e parave dhe aktivitete të tjera të jashtëligjshme.

Kriptomonedhat ose monedhat virtuale janë monedha digjitale të emetuara nga individë privatë, të cilat nuk kanë vlerë ligjore të garantuar nga një shtet apo institucion ndërkombëtar. Vlera e tyre e tregut luhatet si rezultat i kërkesës së individëve për transaksione ose i pritshmërive të tyre mbi rritjen e mundshme të çmimit të tregut në të ardhmen.

Bitcoin është monedha e parë virtuale e emetuar privatisht në vitin 2009 nga një autor anonim. Infrastruktura digjitale që mundëson kryerjen e pagesave me Bitcoin ka zgjuar interesin e autoriteteve monetare.

Në Shqipëri, diskutimet për kriptomonedhat nisën verën e vitit 2018. Në atë kohë, ekspertët dhe Banka e Shqipërisë bënë thirrje për kujdes ndaj investitorëve mbi përdorimin e kësaj monedhe, e cila është një kod kompjuteri, që nuk ekziston fizikisht por ofron fitime të larta.

Por së fundmi, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një dalje publike për mediat deklaroi se kriptovalutat janë risi teknologjike, të cilat janë duke u zhvilluar. Zhvillimet e sotme teknologjike në botë ecin shumë shpejt tha ai më tej dhe bankat qendrore janë duke zhvilluar kapacitetet e tyre në këtë drejtim.