Berti pashë një ëndërr mbrëmë,
më shumë se çdo herë më zgjati.
Ish e bukur s’ish me gjëmë ,
ishte për një numur fati.
Nuk e mbaj mend dhe aq mirë,
se ishte ëndërr e gjatë.
Më erdhi një Shenjt pa gdhirë,
dhe me solli numrin shtatë.
Ma solli në formë si gogël
si një sferë rrutulluese.
Më tha s’është dhuratë e vogël
veç për ty dhe një pastruese.
Herë çfaqej shtata “karo”,
herë më kthehej shtata “maç”.
Herë më fliste …Xhaxho çdo?
Hape gojën, në vend plaç!
Herë dukej “spathi” me lule,
herë kthehej shtata “kupë”.
U ftohsh o xhaxho në tule
shtata kthehej dhe si çupë.
Engjëlli vet më mësoi
m’i tregoi gjithë ccudirat.
Trokit mbi shtatë më tregoi
shtata t’i plotwson dëshirat.
Ashtu si matuf i plakur ,
trokas mbi shtatën i gjori.
Dëgjova një “puuf” të vakur
mbi sobë te aspiratori.
Shtata më ndezi ca drita
m’u kthye në bankomat.
Numrin me gjashtë zero mbrita
dhe u printe numri shtat.
Plot me euro m’u mbush soba!
Ngado euro dhe në freskuse.
Në kllëf jastëkësh e nëpër torba
i sistemonte një pastruese.
Engjëlli më thosh merr sa do!
merr sa do o Xhaxho Plaku!
Merr mor merr e mos nguro,
se shkon te i zoti haku.
.
Merr mor merr se janë të tuat
se ca rrufjan u’a vodhën.
Popull naiv i besuat
se me djersën tuaj brodhën.
.
Merr pastruesja e merr unë
cep në dhomë pa mbushur s’mbeti.
Engjëlli thosh merrni tutkunë!
Janë dhuratë nga Ben Ahmeti.
.
Janë nga ministrat që kini
dhe ata që kini patur.
Mos kërkoni shumë të dini
mos më rrini të tulatur.
.
Merr Xhaxho fut nëpër tuba
fryhu si ari i murmë.
Bëhu si Kastrua nga Kuba
“SPAKU” s’bie dot në gjurmë.
Merr se nuk qelb muti munë,
se vjedh hajduti hajdunë.
Merr e vrapo se të zunë
edhe mos qash pse vunë.
Kjo ëndërr më torturoi
kaq lekë s’kisha parë kurrë.
Kur erdhi plaka më zgjoi
në mes e poshtë, qullë me shurrë.
Çka hequr bishti i fshesës
më binte si t’isha derr.
S’gjija vendodhjen e lesës
leku në gjumë dalka sherr.