Suplementi Pena Shqitare/ Adriatik Dosti: Askush nuk e kupton mallin e mërgërimtarit “Atje larg”

319
Sigal

 

Askush nuk mund ta kuptojë e ta ndjejë dot mallin e Emigrantit a Mërgimtarit.

Askush nuk e peshon dot Lotin e tij të rëndë, zemrën e përvëluar e shpirtin e trazuar.

Askush nuk i kupton e as i përkthen dot rrudhat në ballin e në fytyrën e tij, e as hallet e brengat e tij pa fund në Dhe të huaj.

Vargjet e mëposhtëme të cilat i shkrova në natën e ndërrimit të viteve 2020 – 21 ju a dedikoj të gjithë shqiptarëve, motrave e vëllezërve të gjakut tim të cilët kanë ikur nga Atdheu i tyre për arsye nga më të ndryshmet dhe jetojnë tashmë pothuajse në çdo pikë e cep të Globit, punojnë e jetojnë me djersën e ballit por duke mbajtur përherë në shpirt e zemër ndjenjën e mallit, të dhimbsurisë, të dashurisë e respektit për Mëmëdheun e tyre.

ATJE LARG….

Atje larg pas Oqeanesh

e pas Detesh të tradhëtuar

Atje rreh dhe zemra ime

djegur mall e përvëluar

Atje larg, atje larg

me kaq mall e shumë dëshirë

Atje tej në Qiellin gri

ku Shqipja s’fluturon e lirë

Atje larg me shpirt ndër dhëmbë

Ku kam Dheun AT e AMË

Atje larg ku më ka rënë koka

ku Flori më duket Toka

Atje larg me breng e mall

as i vdekur e as i gjallë…

Atje larg prej Dheut tim

ku kam ndarë hall e gëzim

Atje larg ku më rrjedh Loti

më djeg shpirti e më ther zemra

Atje larg ku më rri mendja

përjetësisht jam pjesë e tëndja

Atje larg , atje larg

atje larg ku kam kaq mall

Atje larg ku zogjt e rrallë

fluturojnë zall më zall

Atje larg nga vatra ime

ku kam qeshur e kam qarë

Atje pranë mes dashurive

të të qenit shqiptar.

Moj e bukura More

kështu të kënduan të parët

Bëhu Zonjë përmbi Dhe

siç të duan gjithë shqiptarët

Keq po heq o vendi im

sikur me litar ne fyt

Të të shoh një herë të lirë

e pastaj le ti mbyll sytë