Nuk vdes njeri nga dashuria;
vdes nga mungesa e saj.
I mposhtur nga vetmia,
shuhet si kandili pa vaj.
Ikën njeriu i mjerë,
në ket’kohë andralle…
Ikën i pa përcjellë,
pa një puthje në ballë.
Mbështjellë vetmi-frike,
ne pleqtë me sy nga Zoti!
“Na ruaj më të rinjtë,
mos na mbytë loti.
Sa njerëz kemi humbur;
pranë njeri tjetrit shtrirë,
t’ua bëj emrat numur?!
e kam kaq të vështirë!
Nuk vdes njeri nga dashuria:
vdes nga mungesa saj.
Prej saj gjithe njerëzia
merr dritë e shpresë pastaj!






















