Suplementi Pena Shqiptare/ Ylli Meçe: Hëna le të qajë

 

—-

NOA

Le të qajë Hëna le të qajë

se.. fundja vet i’a bëri kokës !

Ç’ju desh që bukurinë e saj

t’ja tregonte vetëm Tokës ?

Le të qajë Hëna dhe nëse do,

pse jo, me dënesë e pa pushuar

Ta dijë, që bukuria kthehet në mallkim

në ngelç e pa dashuruar !

—-

Gënjeshtarja Hënë le të qajë

se fundja, vetë ja bëri kokës !

Tregon gjysmën e të vërtetës

gjysmën tjetër – fshehur botës .

—-

E mira dhe e bukura Hënë,

seriozisht nuk e ke kuptuar?

Tokën vërtetë e ke si nënë

veç jo të ngelesh e pa martuar!..

Tashmë që shkëlqimin ruan,

mos u bëj aq lozonjare!

Ç’ke që i përgjon çiftet natën,

apo se ngele ngele vet beqare?

—-

Vajzat nuk ‘janë si puna jote

nazemadhja, Hënë e bukur.

Janë të mirat e kësaj bote

e jo si ti, e përnatëshmja..faqe ndukur !