Suplementi Pena Shqiptare/ Vullnet Mato: Grua, të kam veten time të dytë

18
Sigal

Grua të kam, veten time të dytë,

me ty, ndjehem i plotësuar në jetë.

Je krijesa hyjnore, që nga gjaku yt,

krijon zogj, me të nesërme në sqep.

Të kam diell, me rreze të purpurta,

që ma bën jetën, dritë në çdo anë!

Brenda shpirtit tënd, fle mbi pupla,

ku ti më nanuris: o shpirt, o xhan!

Hyre e nuk dole më, nga shpirti im,

se me deje gjaku të shtrëngoj fort.

Në sytë e t’u, me të artin vezullim,

kam lidhur sytë e mi, për jetë e mot.

Syri im, në syrin tënd të bukur pushon,

o floriri im, që të çmoj, mbi çdo vlerë.

Ke shpirtin, si deti i kaltër, kur qeton,

dhe goja të pikon, veç mjaltë përherë.

Grua, je për mua më i bukuri emër,

qesh gjithë shtëpia, që të ka brenda.

Më ke lëshuar rrënjët e tua në zemër,

ku më jep impulse, me ndjesi të ëmbla.

Më dukesh yll drite, me vello reje,

dhe sa herë të shoh, ti më shton jetë.

Jam magjepsur tërësisht, pas teje,

moj princesha ime, zonjë e vërtetë.

Më josh me fustanet, ngjyra floreale,

që më japin magjishëm, drithërim.

Kur më vjen me ato naze, si manare,

dua mos të ikësh kurrë, nga gjoksi im…

Vitet që na ikin, ti sfidon kurdoherë,

nga stinët tona, dimrat ke zhdukur.

Krijon në familje, vetëm pranverë,

çdo ditë, po më dukesh më e bukur…

Më krijon herë pas here, ngazëllim,

me oksigjenin tënd të parfumuar.

Kur vjen shpesh, e më fal përqafim,

më freskon shpirtin e dashuruar.

Ma thotë shpirti, e do ta them,

se ti grua, shton jetëgjatësinë time.

Të kam ilaç magjik e më ke melhem,

ne vdekjen largojmë, me jetën intime.