Policia identifikon, kap dhe arreston brenda 12 orëve, autorin e vjedhjes nën kërcënimin e armës, të një shume parash, në një market.
Falë reagimit në kohë, inteligjencës policore dhe veprimeve profesionale hetimore u identifikua, u kap dhe u vu në pranga 25-vjeçari, banues në Qerret.
Menjëherë pas njoftimit për vjedhjen me armë, të një shume parash, rreth orës 18:40, të datës 29.02.2024, në një market me ushqime, në Qerret, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të identifikuar autorin e rastit.
Si rezultat i këtyre veprimeve, këqyrjes së kamerave dhe punës së inteligjencës policore, brenda 12 orëve, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi Everest Shala, 25 vjeç, banues në Qerret.
Vijion puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.