Suplementi Pena Shqiptare/ Vojsava Nelo: U duk toka!

52
Sigal

U duk toka.
Çfarë mrekullie?!
I lamë qiejt e lartë.
(Ndodh, që unë tremben kur jam pranë tyre).
U duk toka.
Qetësia nisi e u përhap në kraharorin tim.
Toka e mëmëdheut.
Toka,
është e shtrenjtë.
Pas pak do të zbresim.

Bëmë si bëmë,
e bëmë dhe një udhëtim në qiejt e lartë.
Të shpresojmë që me vete të kemi Bekimin e Tij.

OQEANI ATLLANTIK SHKRUAN VARGJET E TIJ …

..Ndërsa avioni po zbriste në aerodromin e Bostonit, 12 nëntor, 2010.

Oqeani Atllantik shkruan vargjet e tij
të lira,
si vargje Willtmanian,
në brigjet e Bostonit.

Unë i ndjek që lart,
nga avioni që po zbret.

Lermëni ta shijoj dhe pak,
këtë varg,
këtë dallgë,
këtë zbritje,
këtë lejtmotiv oqeanik të jashtëzakonshëm
që shkruhet nga era që fryn,
këtë varg Willtmanian,
duke mrekulluar shpirtin tim.

Oh, sa shpejt zbritëm?!
Sa shpejt! Sa shpejt?!
Ndërsa vargjet vazhdojnë të shkruhen
përjetësisht, mrekullisht,
aty. Tek ai breg.
Shkruajtur gjatë udhëtimit, 29 korrik, 2017