Suplementi Pena Shqiptare/ Vojsava Nelo: Duke përfytyruar shtegtimin tënd

503
Sigal

Hapësirat që të dhuruam

i shtruam me arin e shpirtit,

prindëror.

I veshëm e i stolisëm me ëndrrën më të bukur që mund të lind,

brenda shpirtit njerëzor.

 

Pastaj të nisëm. Të sigurt.

Duke përfytyruar shtegtimin tënd

si një idil, gati qiellor.

 

Në çdo udhëkryq vendosëm yje

mbushur plot për plot me dritë,

që orientimin ta kishe sa më të lehtë,

e shtrenjta bija ime, bija ime, shpirt!

 

Pastaj të nisëm. Prandaj.

Lulëzonte shkëlqimi në mendjen dhe shpirtin tim.

Ndërsa ti vazhdoje të ecje…, të ecje…,

pa i njohur vetes asnjë kthim mbrapa.

Asnjë kthim.

 

Mua, hera-herës, se si më qasej frika.

Zgjohesha me rrëmbim.

Jashtë heshtte dhe ndriçonte nata,

një paqe e argjendtë që nuk arrinte dot,

të qetësonte shpirtin tim.

 

Të nesërmen, vinte dita e re

dhe një diell i madh, i shndritshëm,

plot shkëlqim.