Tradita, martesa vajzës me fishekun në pajë,
si një çip, kontrollonte jetën deri në djep.
Një lidhje që nuk shqitej deri në varrë,
me mundime, pa dashuri, pa hesap.
Era delikate fryu në viset e Shqipërisë.
U zhdukën ligje e zakone, Zoti dhe drejtësia.
Botën përqafuam, jetën e re derrërisht,
virgjëria nëpërkëmbet, marroset tradhëtia.
Fytyrë palarët, panë yllin e morën pyllin,
Kishin fuqinë, por shpirtin e ndyrë.
Sytë e fëmijëve mjerimin e tyre pikturonin,
duar xhelatësh, fytyra tradhëtarësh.
Harruat betimin në altarin e shenjtë,
kërkoni gjellën e dytë të natyrës së madhe,
po e shkallmon fuqin’e shpirtit tënd,
por,mos harroni,mbeteni të pështirosur,vemje.
Qeshni vetëm në ëndërra, u mallkoftë Zoti!
Krijuat familje, vrasës të fëmijëve.
Verbimi u shqiti përleshjen e kujdesit,
vdekje i ndollët jetës së përditshme.
Tradhëtia e ka melhemin, por ju jeni kafshë,
Kjo marrëzi do menduar, se kështu marroseni!
Jeta njerëzore ka rregulla e ligje, jo përleshje,
e mbi të gjitha jeta lulëzon në përsosmëri.
Ku e ke shpirtin, që e ke shtrirë përdhe si qen?
Sikur u mori mendjen ndonjë yll i keq.
Turp, të ngresh dorën mbi gruan e fëmijën,
ju thefshin krahët e shkofshit për dreq.
Ngrihuni, o njerëz, pastroni këta plehra!
Barazoni gjininë njerzore,merrni në dorë fren!
Hidhuni gjithë rrufetë e qiellit, digjni këta pleshta!
dhe zemërimi le të trazojë gjykimin e kthjellët.