Armando Broja mund të mbetet në Premier League, West Ham përsëri pas sulmuesit shqiptar

25
Sigal

Armando Broja mund të ketë një opsion mjaft interesant për të ardhmen e tij në Premier League. E përditshmja britanike “Mirror”, ka bërë të ditur se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zgjuar interesin e klubit të West Ham, i cili e monitoronte edhe më parë.

Trajneri David Moyes kishte kërkuar futbollistin edhe më parë, por pa shumë sukses. Me largimin e tij nga drejtimi i këtij klubi, pak mendonin se West Ham do të vazhdonte të ndiqte Brojën, sidomos pas 4 muajve të fundit larg çdo pritshmërie te Fulham.

E përditshmja britanike bën të ditur se edhe pasardhësi i Moyes, Julen Lopetegui, është i interesuar për Brojën. Ish-trajneri i Real Madrid dhe Spanjës, tashmë kërkon të rinojë skuadrën dhe të nisë një projekt të ri, me emrin e Brojës në listën e atyre që klubi sheh si përforcime të mundshme në një merkato vere që pritet t’i shohë si protagonistë me shumë lëvizje të programuara.