Suplementi Pena Shqiptare/ Vladimir Bizhga: Gjyshi im

 

Gjyshi im

Sigal

i bukur,

i heshtur,

si mali

ne vjeshte.

Nuk qe

i famshëm

si kalorësit

e balladave.

Ai binte era

millocfake,

mjaltë

hojesh,

nga zgjojet

primitiv.

Tymoste,

me llullën

e përrallave.

Mërmëriste

copra këngësh

labe,

bashkë

me erën,

që i merrte

e i çonte,

luginave

dhe majave.

Qe,

si një copë

atdheu,

i panjohur.

Ne heshtje

dhe madhështi.

Shikonte

pas,

i qetë,

e buzëqeshte…

Kur ditët

janë

të ftohta

dhe të rënda,

kur gjenden…

Zoti e di,

ai është

gjithmonë atje,

tek kurveleshi

mbuluar,

si një legjendë

me re…

 

Ditë të çmendura…

Dhe nata,

është ende natë.

Në llogore presin ushtarët

për të prurë,

një ditë më shumë…

Në kapakët e syve,

fitorja tingëllon,

me ngjyrën e mollëve të pjekura,

si në tepsit e duarve të mëmave.

Kur thekra fëshfërin

nga çizme ushtarësh,

mesnatës pa yje,

si në përrallat me kozak

ku shenjtria e jetës,

nuk ka vlerë.

Ulërin sirena ulkonja…..

Në gjëmime, skaljonesh,

krisma predhash…

Të kanë plagosur Ukrainë!

Mbi lulet e tua,

lëshuan raketat, supersonike,

nga zinxhirët e tankeve,

fytyrën ta kanë çarë…

Por ti lufton,

si dikur kozakët me sulltan.

Në netët pa gjumë,

të fshehur në bodrum,

më jep nga buka e nxehtë,

ku ndihet afshi i predhave

dhe vjedhjet e minjve

të administratës …

Kur djemt‘ e tu Ukrainë,

mbi ballin e atdheut,

bijen si yje.

Në vargjet e mija,

zhurmën e kanë vjedhur,

ata, që luftën

e kthejnë në para

dhe sjellin

errësirë,

errësirë.

Ku vdekja bredh,

në fushat pa mbarim.

Mbi korba nata,

qiellin gëlltit…

Abel, kainit si thot vëlla,

por vriten si armiq.