Suplementi-Pena shqiptare/ Vepror Hasani: U bëra mik me erën

634
Sigal

Vepror Hasani

U BËRA MIK ME ERËN

U bëra mik me erën,
S’e dija që ishte mikeshë kaq e mirë.
Më heq nga shpirti mall e brengë,
Më bën të ndihem mirë.

Ndaj e mësova gjuhën e saj,
Me bukuri dhe shije.
Është e vërtetë dhe e pafaj,
Gjuhë perëndie.

Mëngjeseve më flet me freski,
Më sjell aroma lulesh.
Më flet me gjethet që fëshfërijnë,
Me degë pemësh që lëkunden.

Por, për miken time më flet gjatë
E më tregon gjithçka,
Befas ma bën ditën të artë;
Më bën të ndihem me krah’.

Dhe kur prej trishtimit nuk dal dot,
Më përqafon me mall.
Çiltërsisht e ëmbël më thotë:
Është dhe përqafimi saj.

Dhe kur të lotuar më gjen
Pikëlluar më vështron në sy
Prej saj një pikë loti më sjell:
Qani të dy!

Dhe krahët e saj prej ere i zgjat
Nga unë deri tek ajo.
Prekja zemrën, më thotë, se i digjet flakë
Dorën ia shtrëngo.

Prej saj do të sjell me nxitim
Çdo buzëqeshje e çdo lajm,
Se jam e sigurtë o miku im,
Ty veç kujtimi i saj të mban gjallë