Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: Thomëni përse, thomëni sesi?!…

47
Sigal

(motive popullore të jugut)

Thomëni përse, thomëni sesi,

pran’ e pran’ gjithmon, qeparis ulli?

Thomëni përse, thomëni sesi,

qershia dhe bredhi, bëjnë dashuri?

Thomëni përse, thomëni sesi,

një limon qafuar me një rrush të zi?

Thomëni përse, thomëni sesi,

rrap e trëndafil, nudo gji më gji?

Thomëni përse, thomëni sesi,

njëri përmbi tjetrin, fik e rozmari?

Thomëni përse, thomëni sesi,

pjeshk’ e portokall, puthen në fshehtësi?

Thomëni sesi, thomëni përse,

uji zbret nga mali, kokën nuk e kthe?

Thomëni sesi, thomëni përse,

si ky deti blu, asgjëkund mbi dhé?

Thomëni sesi, thomëni përse,

diell edhe hënë, s’shkulen që këtej?

Thomëni përse, thomëni sesi,

Zoti, bregut Jon i dha bukuri?

Thomëni përse, thomëni sesi,

Pse ngado që shkova, s’ gjeta një të ri?