Suplementi Pena Shqiptare/ Bardhyl Londo: Në Barcelonë me Petro Markon

432
Sigal

Në Portin e Vjetër Petro Markon e pashë
me Kolombin u nis për të zbuluar Botën e Re
( medet,kudo e pritën burgjet e të gjitha diktaturave).

Dhe u thinj brenda natës.

Në sheshin Katalonja,mes statujave dhe shatërvaneve
u ul për një kafe
dhe menjëherë u shndërrua në statujën e mirësisë.
Në sheshin Spanja ndezi një cigare në cep të buzëve
për të mos e fikur kurrë,
një cigare të markës No pasaran.

Vonë në mbrëmje duke dihatur u ngjit në katedralen
që zotëron qytetin
dhe u shdërrua në shenjtor.

Në agim,në agimin e thellë
ra të flejë.
Nuk më kujtohet se ku
në Ramblan e famshme,në Bar Gotik,në metro,në rrugë a në park,
vetëm e mbaj mend mirë
fjeti në një shtrat me Barcelonën.