Basha i premton kryeministrit të Kosovës: Vendimi i parë i qeverisë time, do jetë heqja e traut të Rrugës së Kombit

263
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në krah të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, në përfundim të takimit që ata zhvilluan kokë më kokë në ambientet e selisë blu, premtoi se një ndër vendimet e para që ai do të marrë sapo të vijë në pushtet, do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit.

Pyetje: A keni patur diskutime për taksën e Rrugën së Kombit, pasi zoti Bashaka premtuar se do ta heqë atë?

Kryeministri i Kosovës: Kemi ndarë të gjitha shqetësimet, ccështjet që duhet t’i adresojmë si dy shtete, përfshirë edhe taksën e Rrugës së Kombit. Kam zotimin e zotit Basha, që ajo taksë do të hiqet.

Lulzim Basha: Premtimi im qendron. Do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, heqja e taksës e Rrrugës së Kombit. Sikundër, i kam kërkuar kryeministrit Hoti të bëjmë gjithccka për të ndihmuar sado pak turizmin në këtë kohë të vështirë. Sot paradite kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam vizituar vijën bregdetare dhe kam parë situatën shumë të rëndë të turizmit, që përbën ¼-ën e ekonomisë shqiptare. Të vetmit turistë që takova janë nga Kosova. Shpresoj që, me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh turistësh ga Kosova në plazhet tona të bukura, veccanërisht në këtë kohë. Ka shumë punë që duhen bërë nga ana jonë, që nga siguria rrugore, infrastruktura, ccmimi i lartë i karburantit. Këto janë çështje që nuk i korrigjoj dot sot, por marr angazhim para medias, opinionit publik të Shqipërisë dhe Kosovës se një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit.