Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: Kur lexonim Kadarenë

 

Kur lexonim Kadarenë

Sigal

mbi divan,

ndiqja gishtërinjtë e t’u të brishtë.

Shfletonin seriozisht.

E ashtu pranë,

të merrja frymë tek flokët

me aromë qielli.

Thjesht, jetonim mençurisht.

 

Dhe mbrëmjeve,

tek përfundonim

në atë dhomë – furrik!

Dëshira dhe gjaku im

përndizej si tufan.

E ndërsa betohesha,

se kurrë për ty s’do të isha një Besnik*

Ma ktheje:

Kurrë as unë për ty s’do të jem një Zanë*.

 

Asgjë s’të dhashë,

veç dashurisë,

që gishtërinjtë e t’u të ishin për jetë mbi mua,

që buza ime të pinte

kurdoherë të njejtin krua.

 

Dhe emrin tënd tani e ruaj Brenda…

diku…

Aromën tënde,

dëshirën, gjakun tim.

Gjithashtu…

Por Kadarenë, tashmë

e kam larg, shumë larg nga këtu.

 

*Personazhe të romanit “Dimri i vetmisë së madhe” apo “Dimri i Madh”