Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Babai

S’i hapi më sytë, atë çast

dhe kokën mbështeti te muri.

Sigal

Veç dorën mundi të çonte lart,

si shtizë flamuri.

 

Të rronte edhe ca, s’arriti!

S‘arriti dhe një fjalë të thotë!

Veç dorën, si flamur e ngriti

Drejt qiellit, mbi tokë.

 

Dhe retë, nga të ecurit, u lodhën

E mjegullat, bashkë s’u bënë një

Veç yjet, me shumicë, rreth babait u mblodhën,

që t’i kishte me vete, gjithnjë.

ÇMALLJE …

 

Ke ardhur këtu në vendlindje;

për pak ditë, për pak orë pushim.

Mos thuaj, mos thuaj kurrë me bindje

se sot piva ujë për qejfin tim.

 

Të çmall dhe një cicërimë zogu sot

dhe një gurë që dikur e more pas si kujtim!

S’të çmall kur pi ujë me një gotë!

Të çmall uji në burim.

 

Kam ardhur këtu në vendlindje në katund;

për pak ditë, për pak orë pushim.

Edhe pse erdha i pari, do iki në fund,

ndryshe nuk jam çmallur për qejfin tim.