Ti e di!
Asnjë njeri nuk kam dëshpëruar, ti e di!
Asnjë flutur
Asnjë shpend
Asnjë krijesë,
I kam bërë të habiten edhe armiqtë e mi,
as me ta s’kam qenë i pabesë!
Asnjë njeriu, ti e di, s’i kam bërë keq:
Gjithnjë kam qenë
kundër çdo lufte.
Me dashuri e godas botën që ta ndreq,
kur s’më bindet e godas me puthje!
Asnjë njeri nuk kam tradhtuar, ti e di:
Asnjë shok
Asnjë mik
Asnjë grua!
Edhe i vdekur unë do të jem dashuri,
me ju të gjithë do jem i dashuruar!