Suplementi Pena Shqiptare/ Skënder Rusi: Gënjështarja

214
Sigal

 

GËNJESHTARJA

Unë prapë për ty nuk mendoj keq,

Që s’mund t’më duash dot më tepër!

Ti më gënjen,po mua më pëlqen,

Se si e thurr ti një gënjeshtër!

Si ty në gjithë botën s’gjen,

Më tepër le të mos më duash!

Po përse dridhesh kur gënjen,

Ngatërohesh edhe s’di ç’të thuash!

Unë jam ai që të ringjall,

Të nxjerr nga honi ku ke rënë!

Nëse s’u bëra dot një zjarr i madh,

Një zjarr i vogël,sidoqoftë,kam qenë!

 

ZEMRËN DO TA MARR ME VETE

Zemrën do ta marr me vete, në dorë,

E do rend me të udhëve tërë pellgje!

Ti qesh aq ngjashëm

me një zhurmë përroi,

Unë rrugë tjetër kërkoj ku të derdhem!

Hingëlli,jargavitu,kali i moshës sime,

Mbathja nga të duash,gjer në lodhje!

Veç kurrë mos kërko atë që s’kthehet,

Që në gjuhën e kuajve i thonë:ngordhje!

Nga pas më ndjek mospërfillja jote,

S’qënka e thënë të mos ndjej dhimbje!

Ne i mësuam njerëzve,kësaj bote:

Çdo gjë që thyhet,jo gjithnjë ngjitet!

Pashë fytyrën time te një pellg i ngrysur,

Kështu tiparet kurrë s’i kam pasur!

Por edhe veten,kështu,të përmbysur,

S’më besohet kurrë ta kem dashur!

Pashë qiellin e tërë mbi mua,

Pashë fushën dhe barin e rritur,

Pashë pemë me rrënjë të shkulura,

Nga një kopësht ku kisha shëtitur!

Dhe vetveten në sy e vështrova,

Pellgu dridhej e më zhdukte mua!

Dhe pështyva,pastaj u largova,

Jo çdo gjë e meriton ta dua!