Qeveria me VKM bën shitjen e Portit të Durrësit tek arabët

316
Sigal

Finalizohet me VKM, shitet Port ii Durrësit

Rama i jep territore kompanisë arabe ‘EMAAR’ / Porti aktual i Durrësit do të zhvendoset në Porto-Romano, ja si do të penalizohen tregtarët

Infrastruktura në Portin e Durrësit është ngritur ndër vite, nëpërmjet studimeve dhe investimeve të shumta. Ndërsa në Porto Romano mungon. Transferimi me shpejtësi i shërbimit të Kargos në Porto Romano, rrezikon ta bëjë Shqipërinë jokonkurruese me rajonin.

Qeveria i ka hapur rrugën kompanisë arabe ‘EMAR’ për ndërtimin e portit të Durrësit. Me anë të një VKM qeveria i ka dhënë territore të reja Portit të Porto-Romanos, që do të mundësojnë zhvendosjen e shërbimeve që sot kryhen nga Porti aktual i Durrësit, në Porto Romano. Zona, e cila synohet të akomodojë portin më të madh në vend për mallrat, nuk ka linjë hekurudhore, si në Portin e Durrësit dhe distanca me rrjetin kombëtar është më e largët dhe mungojnë disa elemente logjistike themelore.

Qeveria miratoi vendimin që i hap rrugë zbatimit të projektit të kompanisë ‘Emaar’ nga Emiratet  Arabe për ndërtimin e një porti jahtesh dhe ndërtesa luksoze në portin e Durrësit, duke i dhënë territore të reja Portit të Porto- Romanos, që do të mundësojnë zhvendosjen e shërbimeve që sot kryhen nga Porti aktual i Durrësit, në Porto Romano.

Sipas vendimit, koordinatat e Portit Aktual në Porto Romano janë shtuar. Zgjerimi i koordinatave krijon mundësinë që në port të ndërtohen disa kalata të tjera që do të shërbejnë për përpunimin e anijeve të mallrave, krahas atij të karburanteve që kryhet aktualisht. Ndërkohë po kryhen edhe investime në rrugën që lidh Porto -Romanon me Durrësin me një autostradë të kategorisë A. Më herët në kulmin e karantinës, në datën 31 mars 2020, Porti MBP (Multi Buoy Mooring) në administrimin e “Kastrati Group” që realizon shërbimet e përpunimit të ngarkesave dhe depozitimit të naftës në Porto Romano, mori miratimin për një shtesë kontrate nga Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë.

Kompania ‘EMAAR’ e Emirateve Arabe propozoi në nëntor të vitit të kaluar një projekt për të zhvilluar Portin e Durrësit në shërbime të dedikuara për turizmin dhe zhvillimin në nivel luksi, me vlerë 2 miliardë dollarë. Por sfida më e madhe, që është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë shqiptare, lidhet me transferimin e përpunimit të mallrave nga Durrësi, në Porto Romano.

Kalimi i pasagjerëve do të mbetet në Portin e Durrësit, ndërsa përpunimi i mallrave do të bëhet në Porto Romano. Mirëpo ekspertët e fushës pohojnë se zhvendosja e shërbimit të përpunimit të mallrave në Porto Romano, do të jetë një sfidë. Aktualisht, gjiri i Porto Romanos lidhet me rrjetin kombëtar me rrugë automobilistike, e cila ende nuk ka përfunduar totalisht. Zona, e cila synohet të akomodojë portin më të madh në vend për mallrat, nuk ka linjë hekurudhore, si në Portin e Durrësit. Gjithashtu distanca më rrjetin kombëtar është më e largët dhe mungojnë disa elemente logjistike themelore.

Ekspertët e fushës pohojnë se, zhvendosja e shërbimit të përpunimit të mallrave në Porto Romano, do të jetë një sfidë. Mungojnë rrugët dhe linja hekurudhore

Infrastruktura në Portin e Durrësit është ngritur ndër vite, nëpërmjet studimeve dhe investimeve të shumta. Ndërsa në Porto Romano mungon. Transferimi me shpejtësi i shërbimit të Kargos në Porto Romano rrezikon ta bëjë Shqipërinë jokonkurruese me rajonin. Kosova që tashmë është përdoruesi kryesor në rajon i Portit të Durrësit, me ndërtimin e Autostradës së re me Maqedoninë, arrin më shpejt në Portin e Selanikut.

Përpjekjet për të transferuar shërbimin e kargos nga Porti i Durrësit kanë dështuar më herët. Studimet që nga viti 2000 kanë vërtetuar se, zgjerimi i Portit të Durrësit për të përpunuar më shumë mallra në perspektivë është i pamundur për shkak të mungesës së hapësirave. Porti, brenda në qytet, është i rrethuar me ndërtime dhe për më tepër, deti është shumë i cekët që nuk siguron ankorimin e anijeve me tonazh të lartë. Për rrjedhojë, transferimi i shërbimeve të kargos u synua edhe nga qeveria e zotit Berisha. Në vitin 2011, Agjencia Shqiptare e investimeve ftoi investitorët të shndërronin Porto Romanon në një port për përpunimin e mallrave së bashku me zhvillimin e zonës ekonomike të Spitallës, kundrejt një investimi prej 800 milionë eurosh. Por kriza globale e pas vitit 2008, pengoi interesin e investitorëve potencialë.Monitor