Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Ti nuk ishe si të tjerët

Pres puthjen tënde

Ma jep puthjen e parë,

NOA

Atë puthje që më ngroh.

Ajo më ndez zjarr në shpirt,

Zjarr në shpirt në çdo kohë.

 

S’ke pse më thua mos u ngut,

Kur s‘e kam shpirtin akullnajë.

Jo të lutem, mos m‘u lut!

Puthjen peng ti mua mos ma mbaj.

 

Ta kam thënë me mijëra herë,

Edhe sot ta them prapë.

Pranë teje shpirtin kam pranverë,

Pranë teje shpirti lule hap.

 

Ti nuk ishe si të tjerët

 

Mes një epoke shumë të errët

Shpesh e pate jetën si fortunë

Dhe prap nuk u bëre si të tjerët

Por ndrite dhe nga ylli, më shumë.

 

S`iu dorëzove kurrë shtrëngatës

Jetove me atë që vetë kishe mbjellë

Rreze hëne në mes të natës

Ndriçove edhe në vrimën më të thellë.

 

Atje ku gëlonin injorantët

Ti mbete yll i ndritur, yll lirie.

Vlerën nuk e humbin diamantët

Jo, kurrë vlera e tyre nuk bie.

 

Erdhe në zemrën time

 

Më erdhe pa zhurmë e pa fjalë

Në detin pafund udhëtuam të dy

Bashkë e ndërtuam jetën ngadal

Atëherë kur edhe qiellin e kishim gri.

 

Sigurisht ca gjera mbetën në mes

Por prapë shikimi yt tek unë mbeti

Dhe zemra ime te ty do të mbes

Te shpirti jotë i madh sa deti.