Edhe Tri Jetë Ti Kisha
Qëkur pranë teje isha,
me ty veç qesha.
Edhe tri jetë po të kisha,
do të të doja siç të desha.
Shumë gjëra ne përjetuam;
pak gëzime e halle plot.
Të gjitha bashkë i sfiduam,
edhe dhimbje edhe lot.
Notuam në dete me valë,
ngado që ne vajtëm.
Dhe veten kurrë s‘e dhamë,
por tek njëri-tjetri u mbajtëm.
Që kur pranë teje isha,
me ty veç qesha.
Edhe tri jetë po të kisha,
do të të doja siç të desha.
Dasma
S’kanë gjumë sonte banorët!
Çdo gjë sonte më duket sikur qesh.
Dhe hëna, dhe yjet, dhe dasmorët,
gjithçka buzëqesh.
Më shumë orkestra e teproi sonte,
që prodhoi muzikë me shumicë.
Ndërsa një e moshuar donte,
një valle të hidhte në rrugicë.
Sonte kjo natë këngë pikonte;
se dihet, në kësi rastesh këngë u dashka.
Banorët, nusja, dasmorët, sonte,
e lanë gjumin në hapa.
NGA VENDI IM SI S‘KAM CA ZËRA
Si hije po ikën ky vit i mbrapsht,
në tokën t’ime, në tokën tënde.
Çdo gjë këtu si fjalë e lashtë,
më rri në sy, më rri në mëndje.
Në vëndin tim çdo gjë e ndjej,
dhe sytë i mbaj te vallja, kënga.
Këto askund në botë si gjej,
prandaj i mbaj fshehur brënda.
Në malet e Sharit, në shkëmbinj,
ku era si gërshet mblidhet;
një këngë shqiptare e vëndit tim,
në shpirt më vjen, si zog më hidhet.
Një këngë, nga Tetova apo Shkupi,
dua t’i kem si gjak e venë.
Se ato shpesh m’i kërkon trupi,
si zë i brëndshëm te unë të jenë.
Për pasuri s’ankohem dot…
Ndoshta këtu i kam të tëra.
Asgjë emigrimi për këngë s’thotë,
nga vëndi im si s’kam ca zëra.