Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Edhe pse që njëherë qau si fëmijë

 

Dikush theu një hardhi;

Sigal

askush s’u ndëshkua, as herët, as vonë!

Hardhia nisi të qajë si njeri,

edhe pse njeri si thonë!

 

Hardhi janë thyer edhe tjetër here;

buzë mbrëmjes a në mes të ditës.

Më pas i kanë hedhur si një gjë pa vlerë,

Si rrobot e shitses.

 

Dikush e theu një hardhi;

s’e lanë të vazhdonte e qetë jetën.

Një gjë e thjeshtë, por që qan si njeri,

dhe që s’e di të vërtetën.

 

Këtej e tutje, askush me këtë emër s’do t’i flas,

sido që e pati një fund që se shikoje me sy!

Edhe pse një emër të mirë e la pas,

edhe pse që njëherë qau si fëmijë.

 

ATDHEU IM!

Nga vëmendja kurrë s’të hoqa;

pa ty zemra ime do ishte bosh!

Për të të patur ty në shpirt u përpoqa

Atdhe, çaje zemrën të besosh!

 

Atdheu im! Atdheu im!

Dashuria për Ty asnjë çast s’u shua.

Sot në të mbaj unë te sytë,

nesër do më kesh ti mua.

 

Atdheu im! Atdheu im

që tek sytë e mi u bëre dritë!

Vetëm tek ti jeta ime merr kuptim,

vetëm tek ti bie e ngrihem përditë.