Suplementi Pena Shqiptare/ Shefat Ademi:Ben Blushi dhe komploti i tij vepër e stuhishme e kohës

39
Sigal

– Shefat Ademi Magjister i Gjuhës Shqipe nga Presheva

Libri “KOMPLOTI” në syrin e lexuesit paraqet një sfidë të jashtzakonshme të një shkrimtari pinjoll Ben Blushi, që kap vitet 2043-2044. Një roman që në leximin e parë të bën për vete, qysh kur lexon rreshtat e parë! Komploti bëhet për Kosovën. Kosova është në qendër të një komploti, që ndodh në të ardhmen kur shqiptarët dhe të huajt që jetojnë në Shqipëri mobilizohen për të rimarrë Kosovën, dhe për t’ia bashkuar Shqipërisë. Ajo do ishte një vend me 5 milion banorë, me dy metropole, Tiranën dhe Prishtinën, një vend i rinuar, i cili do mposhte plakjen, zbrazjen dhe pesimizmin. Shqipëria do ishte vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe një vend i rëndësishëm në Bashkimin Evropian dhe NATO. Autori përmes këtij libri para lexuesve, sjell një ngjarje jetike për personazhet, që ai i sjell në disa vende në Shqipëri, sikurse edhe mjeshri i madh i fjalës shqipe Faik Konica i solli te vepra “Shqipëria si m’hu duk”, edhe Blushi sjell para lexuesve një tematikë shqiptare, por me personazhe të huaja si rasti i afganit Muhamed Durrani.

Ngjarja fillon kur Durrani bën eksperimente si kryetar i Bashkisë së Shëngjinit, i cili në Shqipëri sjell të papritura nga ecuria e kohës kur ai shtiret se detyrimisht mendon si idealist, por në Shqipërinë e Blushit ai sjell edhe të papritura. Libri është i përbërë nga 44 kapitujt, posedon një mori personazhesh, të cilët shëtisin lirshëm në qytetin e Kavajës dhe Pogradecit si Hasan Dosti, Lavi Elton, Simon Shuter, Leonid Trocki që mendonin që Shqipëria po prish marrëdhëniet me Afganistatin, pikërisht kur Muhamed Durrani, ishte bërë ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë.

Mençuria e Blushit e prek edhe çështjen e Kosovës e cila, me anë tw Lavi Elton çifutit me aeroplan luftarak mendon se ka kaluar limitet e vijës kufitare me Serbinë, që rezulton të jetë fatale për të e Shqipërinë. Kur në vitet e komunizmit Shqipëria ishte rreshtuar me Rusinë, dhe tani rreshtimi i Amerikës dhe Rusisë në këtë konflikt mes shqiptarëve dhe afganëve do sjell një Luftë të Tretë Botërore.Në fund të tre çifutët vendosën të bëjnë një Referndum ku do të votojnë gjithsej 19 veta, nga 700 mijë shqiptarë ku deri në fund do të votojnë 44 veta deri në orën 20:00 ku dhe shpallen rezultatet, dhe nga përplasjet mes shqiptarëve dhe afganëve, Rusia dhe Amerika do të dalin me barazim me nga 22 vota, ku dhe afganët kishin humbur në të gjitha, vendet e Shqipërisë. Libri “Komploti” i Blushit është një testament sesi përmes personazheve të huaja, i jep konotacion nga vendet shqiptare, që vinë për të bërë gjurmime në kulturë, sjellje e çka jo tjetër!