Suplementi Pena Shqiptare/ Seti Pezaku Vladi: Vjeshtë

694
Sigal

Seti Pezaku Vladi

Vjeshtë

Të prita

Në kufi të stinës.

Erdhe me tufa zjarresh,

Me pirgje këngësh,

Ndeze kodra e brigje.

Natën,

I merr arin hënës,

Ditën,

I merr ngjyrën diellit.

Erdhe të na dhurosh

Parfumin e dashurisë,

Të na japësh brumin e artë

Të limfës përjetësi.

Heshtazi

Rrëshqet në ritmikën e turneve,

Në krye

Kurorën e verdhë diellore.

Gjoksi,

Purpuruar me gjerdanë yjesh,

Këngë shegësh

Shpërthyer në afshin e zjarrtë.

Tunduese pamja jote

Në gjirin marramendës

Dallgë perëndimesh!