Suplementi Pena Shqiptare/ Rudina Papajani: Miku im…

554
Sigal

Miku im!
e kupton që jemi njerëzorë,
zihemi… shahemi,
ndalemi në dy paralele,
dhe kërkojmë ta mposhtim demonin,
cakun e tjerrë keq,
rregullat e stonuara që na zunë frymën.

Puthemi si të marrë nga malli,
që si rreze me shumë nëna,
troket në portë,
hap shtegun nga ku dëgjohen,
cicërima të ëmbla.

Miku im!
erdhëm njerëzorë,
plot dashuri,
plot sythe të arratisura,
në trutë e hutuara,
e zemrat e mbushura me erën,
që s’u tret ditën kur u njohëm,
çastin kur zemra dhëmbi papritur,
momenti kur ne u lutëm,
që Zoti ta rrëfente,
DASHURINË E TOKËSORËVE….