Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çoto: Më çmendi zemra më çmendi

 

(Tekst kënge)

Sigal

1-Më çmendi zemra më çmendi,

kur pash një fshat të braktisur.

Bukuritë e atij vendi,

në greminë qenë rrokullisur.

 

2-Rrugët, lëndinat të shkreta,

ferrat hipur përmbi mure.

Si një gur i shkulur mbeta,

si një me njëmijë kusure.

 

3-Hodha sytë anë më anë,

mbi faqe rrëshqiti loti.

Limar pse kështu të lamë,

të kishim njëlloj si Zoti.

 

4-Ngado që kulloste syri,

Çdo gjë dukej si vrastare.

Dhe dielli sapo hyri,

la pas errësirë të madhe.

 

5-Më dhembi zemra, më dhembi,

kur ika nga kisha ardhë.

S’më kishte lezet kuvendi,

u largova si i marrë.

_______________________________

Pse more pseeeeeeeeeeeeee?

Pse mor pse ngele i shkretë,

si i djegur nga rrufetë??

 

Në jetë kam patur një qëllim

 

1-Në jetë e kam patur një qëllim,

armiq nuk desha të bëja kurrë.

Luftova për këtë me çdo çmim

edhe kur më gjuajtën me gurë.

 

2-I strukur nuk ndëjta asnjëherë,

dhe fjalën se bëra shpatë.

Ata që në jetë s’kanë patur vlerë,

degët s’ua preva me sëpatë.

 

3-Çdogjë rridhte në shtratin e vetë,

vigjilencën e mbaja sekret.

Kur dallgët tërboheshin e puthnin ret,

me kujdes i derdhja në det.

 

4-Në jetë e kam patur një qëllim,

armik mos të bëja asnjë.

Se bëra të merrja ndonjë çmim,

por armikun ta lija pa zë.