U plake keq Atdheu im!
Më dukesh shumë i lodhur.
Kjo plakje duket pakuptim,
po ja që paska ndodhur.
I thinjur po dhe i rrudhosur,
si një i pa ushqyer.
Sikur fryma të është sosur,
se di kush të ka shqyer.
Më dukesh si një rakitik;
skeleti të ka mbetur.
Po ti s’ke qenë kurrë i lik,
sa keq të paskan rjepur.
Pa këmbë e kokë po më dukesh,
pa duar po ashtu.
Se di a me ti mund të ndukesh,
më dukesh si kërcu.
Ke ngelur si një shkretëtirë,
ndaj ndihem dhe kaq keq.
Një udhëheqës se pash të mirë,
ndaj ngelen vetëm pleq.
Çdo ditë që shkon keq e më keq
hajdutët s’kanë derman,
Rënkimet dot askush s’ ti heq,
as unë që të kam xhan.
U plake keq atdheu im,
ke rënë në agoni.
Përse ky vend nuk gjen shërim,
përse kjo babëzi?!
Unë po të flas me zërin tim,
të lodhur dhe të ngjirrur.
Se nuk pranoj kapitullim,
as me zinxhira lidhur.
Sa shumë dëshirë që më ka zemra,
të të shikoja ndryshe.
Po këto ngelen vetëm ëndrra,
pranverë pa dallëndyshe.
Unë prapë të dua dhe siç je,
po më shumë ndjej keqardhje.
Politikanët pa Atdhe,
të lane në rrugë pa ardhje.
Ndoshta një ditë vjen me stuhira,
dhe i vë përpara.
Bashkohen gjithë trojet e lira,
çdo gjë nis nga e para.





















