Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Po pres të bjerë fleta e fundit

52
Sigal

 

 

1-Po pres të bjerë fleta e fundit,

të vij drejt teje kam dëshirë.

Këtu ku jam shëtis katundit

edhe me zogjtë sillem shumë mirë.

 

2-Kanë nisur shirat dhe s’pushojnë,

malet e puthën fjollën e parë.

Besoj se ret do më dëgjojnë,

të kthehen nga kjo rrugë e marrë.

 

3-S’do të njoftoj, do bëj suprizë,

se ndoshta vlen dhe pak më shumë.

I gjithë qyteti shetit pa vizë,

po kjo s’besoj se na prish punë.

 

4-Të gjitha rrugët kur të nisem,

do jenë për mua, pa merak.

Dhe yjet një nga një do ndizen,

edhe vetë hëna do lëshojë flakë.

 

5-Po pres të bjerë e fundit flet

dhe si një erë drejt teje nisem.

Në tokë lundroj si varkë në det,

në det një shkëmb, si letër grisem.

 

6-Besoj se vjeshta po largohet

dhe një takim e kemi hak.

Kush tjetër guxon të afrohet,

ashtu siç vjen do iki prapë.

 

 

 

 

Të besosh,por………?!

1-Të besosh,por me kufi,

është një cilësi e rrallë,

se kush s’të shikon në sy,

kushedi si e ka hallë.

2-Të besosh në verbëri,

është gabimi më i rëndë.

Se kjo kohë babëzi,

ta shqyen shpirtin me dhëmbë.

3-Që dikujt t’i japësh besën,

të duhet njohje e gjatë.

Se papritur e merr kthesën

dhe kthehesh në çorbë të thartë.

4-Bën shumë mirë nëse duron,

durimi të nxjerr në dritë.

Kush s’të njeh e s’të kupton,

me durim do vijë kjo ditë.

5-Të besosh është hyjnore,

por kujdes se ka mashtrus.

Nëse goditjen e more,

ngele si vreshti pa rrush.

6-Besa-besë një fjalë e madhe,

por do burra me mustaqe.

Se futesh ngelesh ne valle,

dhe asnjëherë nuk gjen paqe.

7-S’i jepet besa një horri,

një katili jo e jo.

Se koburen po e nxorri,

do vrasi me domosdo.

8-Jam rehat,ndaj jam i qetë,

se besën askujt s’ja fala.

Dhe kur të puthem me retë

s’do ta hedh nëpër gërmadha.