Partneri i ri i Kim, i tmerruar nga “mallkimi Kardashian”

88
Sigal

Odell Beckham Jr. i ka kërkuar të dashurës së tij të re, Kim Kardashian, që ta mbajë romancën e tyre private, pavarësisht se është totalisht i tërhequr nga megaylli i realitetit televiziv.

Ylli i NFL dhe themeluesja e Skims nuk bëjnë asnjë paraqitje publike së bashku dhe një burim i brendshëm tha se kjo ndodh sepse Odell ka një “frikë vdekjeprurëse nga ‘mallkimi Kardashian’”.

Duke folur me Life & Style, një informator ndau se Odell është fiksuar që ajo të mos postojë për të, të mos bëjë foto dhe të mos dalin në tapete të kuqe së bashku.

“Në privat ata nuk mund t’i mbajnë duart larg njëri-tjetrit,” tha burimi i brendshëm për romancën e tyre.

Duke folur për frikën e Odell nga ‘mallkimi i Kardashian’”, burimi rrëfeu:

“Ju do të mendonit se Kim do të ofendohej, por ajo e kupton, ose të paktën thotë se e kupton”.

“Mallkimi Kardashian” është një teori që çdo burrë që lidhet në mënyrë romantike me një nga motrat Kardashian-Jenner pëson një rënie të madhe – që burrat që ata lënë pas tyre do të bëhen subjekt i skandaleve dhe trazirave personale.