Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Për kufijtë e Atdheut tim

8
Sigal

Për kufijtë e Atdheut tim, shpesh herë jam zënë,
me miq e me shokë.
Me ta, nuk ndanim të njëjtin mendim,
e unë e mbroja mendimin tim, me kokë!

Disa nuk ja kishin haberin Shqipërisë,
ku shtrihej e ku e kishin katandisur.
U flisja në emër të historisë,
po më kot, ku dëgjon një mëndje krisur!

Dhe prapë e prapë e prapë, nuk u lodha.
Ua thosha e ua rithosha,me mijëra herë,
por më kot, të gjithë ishin
njerëz pa vlerë!

Gjakun e të parëve tanë e mohuan,
dhe kufijtë i zhvendosën sipas dëshirës.
Gabuan!Gabuan!Gabuan!
Edhe sot po na hedhin lëngun e hirrës!

Për kufijtë e Atdheut tim edhe sot jam zënë!
Jo se unë jam nga ata më trim,
por ata asnjëherë nuk i thanë Shqipërisë:
Nënë!