Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Origjina ime

1-Vajzë bukuroshe është e gjithë Malëshova,

Lule jasemini, krahina e tërë.

Sigal

Nga zemra dhe shpirti kurrë nuk e lëshova,

e kam pikturuar në gjoks e në llërë.

 

2-Lule rozmarine, trëndafil Përmeti,

si vjeshtull Sogore është ky dheu im.

Vetëm për atje koka mbrapa mbeti

edhe psherëtimat nuk po gjejnë shërim.

 

3-Lule paparune, bedunicë Zasteni,

Borzilok në krinë është Malëshova trime.

Dhe në botën tjetër nesër kur do vemi,

Malëshovit do them është origjina ime.

 

4-Lulet e gjithë botës mbijnë në Malëshovë,

në ara, lugina dhe sipër mbi shkëmb.

Sa herë shkoj atje dita duket orë

edhe lartësohem si në asnjë vend.

 

5-Dielli, Hëna, yjet flenë vetëm atje,

siç fle dhe thëllëza, bilbili në male.

Atje e kam unë të vetmen fole,

folenë e vendlindjes,  nënën më të madhe.

 

 

 

 

 

 

Zogjtë e mi…..!

 

1-Ju zogjtë e mi lamtumirë!

Po iki dhe po ju lë në fole.

E di ikjet janë një gjë shumë e vështirë,

si një tokë me gurë, pa dy gram dhe.

 

2-Cicërimat tuaja do t’i kompozoj,

do krijoj një këngë që ta duan të tërë.

Ikja ime s’do të thotë që t’u harroj,

dhe kur në mesnatë gjumi të më zërë.

 

3-Foletë e ndërtuara mbi pemë,

nuk ua prish njeri, hënën kam lënë si roje.

Yjet që do ikin dhe do venë,

do jenë dëshmimtarët në këto troje.

 

4-Ikëm u ndamë jashtë dëshire,

po shumë gjëra nuk i ke në dorë.

Sqepin mbi xham siç e vendosje vire,

kur ndonjë thërrime kërkoje mbi dëborë.

 

5-Ju zogjtë e mi lamtumirë,

ndoshta takohemi ndonjë ditë.

Të dy jemi shpirtëra të lirë,

dhe ndoshta na kujtojnë poezitë.

 

 

Hëna që flë mbi ballkon

 

Hëna që flë mbi ballkon,

syri sa dy napoleon.

Del ylli dhe nusëron,

si mbretëresha në fron.

Hapu moj portë xanxare,

se ra dielli mbi male.

qerpikshkruara me halle,

vetëtimat se ç’i ndale.

Moj ikona për në kishë,

flutura përmbi këmishë,

agimi që pres të vishë,

mbi jelekun e fildishtë.

Flokëdredhur dëngje, dëngje,

burgosur më mban në mëndje.

Flladi që nuk ndryshon gjëndje,

përse lëndinat i çmënde.

O ylberi mbi kodrina,

buza e lindur për trima.

Kënga që s’shëmbet me rima,

aromon si trëndelina.

Aman dermanooooooooo,

O shtat derdhura me naze,

përse diellin e plase?