Suplementi Pena Shqiptare/ Skënder Rusi: Nëse mua më do

334
Sigal

Nxitojnë njerëzit
në formë turme.
Se për ku?!
Se për se?!
E dinë veç ata,
Unë ec mes tyre
Dhe asnjë nuk më njeh
Në këto rrugë të mëdha.

Nxitojnë zogjtë nëpër qiell,
Se për ku?!
Se për se?!
Veç ata e dinë!
Unë rri dhe i vështroj nga poshtë-lart,
Kërkoj mrekullinë!

Nxitojnë ditënetët e argjendta,
Se për ku?!
Se për se?!
Seç duan të më thonë!
Në këtë botë sidomos ti
Je domosdoshmëri!

Nxiton edhe vdekja vetë,
Se për ku,
Se për kë,
E di veç ajo!
Ti mos ju afro kaq pranë
Nëse mua më do!