Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Kur ta shikoj synë

67
Sigal

Krijime nga Riza Çato

U bë një kohë e gjatë që s’kam postuar tekste këngësh por me kërkesën e publikut kam vendosur që të ndajë disa nga tekstet e mia të cilat i kam shkrujtur vetë. Bazë ka qenë grupi polifonik për ti interpretuar dhe bashkpunimet me këngëtarë e kompozitorë. Le të ngelen në krijimtarinë time dhe këto tekste si pjesë e botës time shpirtërore.

Kur ta shikoj synë
(Gurra e Prodanit)

Kur ta shikoj synë,
se çfarë ndjej i shkreti.
Ndjej një drithërimë,
si një valë deti.
Matem disa herë,
të të them dy fjalë.
Po shikimi prerë,
më gozhdon mbi ballë.
Sa nis e largohesh,
s’jam në vete fare.
Kam frikë mos rrëzohesh,
përmbi ato zalle.
Pas të ndjek si erë,
se më grin meraku.
Pres këtë pranverë,
të më jepet haku.
Shpejt e kam kuptuar,
por seç ke ca naze.
Më ke dashuruar,
po s’di pse më plase.

 

Thëllëzë e Siadunit

Thëllëzë e Siadunit,
ç’bëhet asaj ane?
Tundi malet, tundi,
Hanko ballabane.
Më thuaj një fjalë,
o shpirt e o xhane,
tundi malet, tundi,
Hanko ballabane.
Ç’të bëj unë i shkreti,
pa ty moj shejtane?
Tundi malet, tundi,
Hanko ballabane.
Bëje ditën ndryshe,
të qajmë ca halle,
tundi malet, tundi,
Hanko ballabane.
Tek bregu i Çatos,
ta heqim një valle!
Tundi malet, tundi,
Hanko ballabane.