E dashur sot po fryn një erë,
një erë si murlan.
Po ti më dukesh si pranverë,
dhe dimri sikur qan.
Mos dil jashtë se nuk i dihet,
dimri është problem.
E di pa mua që s’të rrihet,
po ky dimër zjen.
Ndoshta qetësohet nga pak,
qetësohesh edhe ti.
Edhe bashkë dalim në park,
marrim pak freski.
Dhe në s’dolëm, dalim nesër,
dimrit ju largo.
Lehtë-lehtë e marrim kthesën;
dalim domosdo.
Nëse është dimër i gjatë,
ky është një shqetësim.
Se dhe dita duket natë,
larg nga syri im.
Po ti je një Zonjë e madhe,
di dhe më kupton.
Nëse dimri na sjell halle,
ti më zbukuron.
Po dhe unë do t’i them Zotit
stinët ti ndryshojë.
Ti ndryshojë ditët e motit,
të na mirkuptojë.
Se të dy duam pranverën,
kjo është stina jonë.
Dimrit jo mos ja hap derën,
s’është për jetën tonë.
E dashur sot po fryn një erë,
tundet mal dhe det.
Po të trokita unë në derë,
dimri ikën vetë.




















