Suplementi Pena Shqiptare/ Qazim Kokoshi: Firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë

820
Nga Sonila RUSHEKU
Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”
Zbulohen dhe publikohen kujtimet e Qazim Kokoshit, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë
Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, në bashkpunim me Shoqatën Kulturore “Ismail Qemali”, Shoqatën e Shkrimtarëve “Petro Marko” dhe familjen e patriotit të shquar Qazim Kokoshi, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë Kombëtare, më 12 korrik 2017, në Pallatin e Kulturës “Labëria” në Vlorë bënë promovimin e librit: Qazim Kokoshi “Një histori e shkurtër e ngjarjeve shqiptare”, Kujtime, përgatitur nga studiuesi Enver Memishaj dhe botuar nga Instituti “Lumo Skëndo”. Ceremoninë mbesëlënëse e hapi Çlirim Hoxha, drejtor i Bibliotekës së Qytetit, i cili ia dha fjalën z. Uran Butka, drejtor i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”. Zoti Butka vlerësoi lart aktivitetin patriotik të Qazim Kokoshit, si udhëheqës i kryengritjeve antiosmane, si firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë Kombëtare, si udhëheqës i Luftës së Vlorës më 1920 që rishpalli Pavarësinë e përmbysur nga Lufta e Parë Botërore, si deputet, si prefekt dhe kryetar i Bashkisë i Vlorës, si udhëheqës i Revolucionit të Qershorit, si figurë e shquar antifashsite. Për këto aktivitete atdhetare ai u përndoq nga pushtuesit dhe u dënua tre herë me vdekje nga turqit, nga italianët dhe nga Mbretëria shqiptare. Komunistët shqiptarë sapo erdhën në fuqi e dënuan me dy vjet burg, se gjoja kishte shitur tokë në kundërshtim me ligjet. Ai vdiq në burgun e Vlorës nga torturat dhe vuajtja. Trupi tij nuk iu dha familjes. Z. Butka vlerësoi punën me pasion dhe seriozitet të z. Enver Memishaj, për studimin e jetës dhe veprës atdhetare të Qazim Kokoshit që botohet në këtë libër dhe si përgatitës i kujtimeve të Qazim Kokoshit të nxjerra me mundim nga arkivat. Ai vlerësoi veçanërisht gjetjen dhe botimin e dokumenteve që ndriçojnë figurën atdhetare të Qazim Kokoshit. Pas Uran Butkës fjalën e mori studiuesi Msc. Albert Abazaj, i cili ndërmjet të tjerave tha: “Qazim Kokoshi na vjen sot i ringjallur dhe i vlerësuar në monografinë përkujtimore të përgatitur nga studiuesi tashmë i njohur në fushën e historisë z. Enver Memishaj. Duke lexuar këtë libër, të bie në sy moria e dokumenteve, faksimileve , dëshmive e kujtimeve të cilat kanë një qëllim: zbardhjen e të vërtetës historike dhe portretizimin e kësaj figure aq të dashur për shqiptarët e veçanërisht për vlonjatët dhe këtij qëllimi ia ka arritur me sukses autori i librit” Shkrimtari njohur Eqerem Canaj vlerësoi në radhë të parë autorin e librit z. Enver Memishaj dhe konsulentin zotërinë e nderuar Dr. Bujar Leskaj “për kontributet e shquara në fushën e historisë, veçanërisht për krahinën e Vlorës me botimet e disa librave, duke servirur mjaft dëshmi e dokumente që tregojnë përkushtimin e tyre për të nxjerrë nga harresa shpirtin kombëtar të shqiptarëve. Një vlerësim i veçantë i shkon Istititutin “Lumo Skëndo”, që kohët e fundit na ka dhënë disa vepra dinjitoze me frymë rilindëse”. Doktoresha e Shkencave historike, pedagoge e Universitetit “Ismail Qamali” Znj. Enkelejda Billa i bëri një vështrim të përgjithshëm botimeve të veprave të fushës historike që trajtojnë tema të periudhës pas shpalljes së Pavarësisë. Ajo vlerësoi lart disa nga këta autorë vlonjatë si z. Enver Memishaj – Lepenica me veprat dinjitoze “Emblema e një epopeje”, “Major Ahmet Lepenica…”, “Hysni Lepenica…”, “Fejzo Lepenica…” dhe tani së fundi ai ka bërë një studim serioz dhe me vlera për aktivitetin e patriotit të shquar Qazim Kokoshi ku me dokumente të shumtë zbulon madhështinë e këtij biri të denjë të Vlorës dhe krahas këtij studimi ai boton dokumente për veprimtarinë e Qazim Kokoshit dhe kujtimet e tij për ngjarjet historike në të cilat ka marrë pjesë dhe ka udhëhequr. Kontributi i z. Enver Memishaj për ndriçimin e ngjarjeve historike dhe personaliteteve të mbuluara qëllimisht me harresë ose të falsifikuara është është tashmë i vlerësuar nga personalitete të shquara të historisë dhe dy titujt që i janë dhënë atij si “Personalitet i shquar i Qarkut të Vlorës” dhe nga Presidenti i Republikës “Mjeshtër i Madh”, janë të merituara dhe domethënëse për shërbimet e shquara që ai ka sjellë në fushën e historisë. Prof. dr. Bardhosh Gace i bëri një analizë të thelluar botimeve të autorëve vlonjatë, në fushën e historisë ndërmjet tyre edhe z. Enver Memishaj për studimet serioze dhe me shumë vlera që ka bërë në disa vepra historike dhe tani së fundi për aktivitetin e Qazim Kokoshit dhe zbulimin e publikimin e shumë dokumenteve dhe kujtimeve të këtij patrioti. Profesori vlerësoi lart shërbimet e shquara që z. Uran Butka ka sjellë në fushën e kulturës dhe veçanërisht tani së fundi si drejtor i Institutit “Lumo Skëndo”. Ndriçimi i figurës madhore të Mid’hat Frashërit dhe botimi veprave të tij është një nga shërbimet e shquara që historiani Uran Butka i bën atdheut tonë. Fari Shaska solli kujtimet e tij për ngritjen e flamurit pa yll më 28 nëntor 1991 dhe kontributi i nipit të Qazim Kokoshit, të ndierit Burim Kokoshi dhe djalit të tij, Altinit. Mbesa e Qazim Kokoshit, Senile Kokoshi falënderoi Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo” dhe veçanërisht drejtorin e tij Uran Butka për atdhetarizmin e tij dhe botimin e kujtimeve të Qazim Kokoshit. Ajo falënderoi me fjalë dashurie dhe zemre z. Enver Memishaj, i cili me veprën e tij i “…ngriti një monument të merituar Qazim Kokoshit dhe për ne familjarët na e solli të gjallë dhe të paharruar”. Ajo falënderoi edhe folësit e tjerë që mbajtën ligjërata në këtë takim mbresëlënës. Në fund autori studimit për veprimtarinë atdhetare të Qazim Kokoshit dhe zbulimin e botimin e dokumenteve dhe kujtimeve të tij, Enver Memishaj falënderoi bashkëpunëtorët e botimit të librit: konsulentin Dr. Bujar Leskaj, redaktorin Remzi Zeqja. Falënderime të veçanta ai i adresoi drejtorit të Institutit z. Uran Butka, jo vetëm për dashamirësinë e botimin e kujtimeve të Qazim Kokoshit, por veçanërisht për shërbimet e shquara që i sjell kulturës shqiptare në krye të Institutit “Lumo Skëndo, si një punëtor i palodhur duke çuar më lart trashëgiminë atdhetare të të parëve të tij. Autori falënderoi gjithashtu znj. Rashela Solomoni, e cila me një dashuri të të pashuar në zemër për vendlindjen e saj Vlorën kishte ardhur nga Shtetet e Bekuara të Amerikës. Televizionet lokale transmetuan ceremoninë. 
Fjalë të urta
– Ku ka tym, ka edhe zjarr.
– Hekuri lakohet sa është i nxehtë.
– Gur gur behet mur.
– Shkaut nuk i besohet as kur është i vdekur.
– Fshati që duket nuk do kallauz.
– Këmbët e shpejta, faqja e bardhë.
– Moti i mirë duket që në mëngjes.
– Kush nuk ka kokë, ka këmbë.
– I duruari i fituari.
– Punën e sotme mos e lër për nesër.
– Mendja e madhe, e keqja e të zott.
– Mos i shih gunën, po punën.
– Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën.
– Pika pika mbushet pusi.
– M’ka djeg tambli e i fryj kosit.
– Dita e mirë shihet në mëngjes.
– Korbi korbit sytë s’ia nxjerr.
– Ma mirë një zog n’grusht se njiqind n’hava.
– Gjarprin godite në kokë.
– Mos e nguc grenzën me krane se gjen t’zezën tande.
– Muri ka vesh e gardhi ka sy.
– Nata s’ka ispat (dëshmitar).
– Lira e vogël por me vlerë.
– Goja kapak ,trupi rahat.
– Qeni dhe shkau nuk kan besë.
– Qejf për njeri e tym për shpije.
– Sa pata qura e qurana ,pata miq pata jarana.
– Ara e zezë por buka e bardhë.
– Bira e minit treqind grosh.
– Pa hangër hudër nuk t’vjen era.
– Ku ka zë s’është pa as gjë.
– Delja që ndahet prej bylyku e han ujku.
– E din luga çka ka vekshi.
– Ku thonë se ka dredhza shumë, merre shportën e vogël.
Sigal