Suplementi Pena Shqiptare/ Pullumb Ahmeti: Vajza e kitarës

Ndën pikat e shiut rrebesh ku bie sonte,

me kitarë në dorë ecje nxitimthi në rrugicw

NOA

Fluturat vallzonin nën dritën e neoneve.

Nga dritarja e një dhome ndihej një muzikw.

Flokëgjatët e lagur i krehu shpejt me gishta.

Shiu ,litarët e njomë lëshonte shpenguar.

Një tel kitare preket nga mollzat e brishta.

Shkund vasha flokët për rreth shikon e hutuar.

Kitarës apo vashës i gjëmonte shpirti!

Pas xhamit , të lagur e shoh, bluza shtatit ngjitur.

Tej horizontit një vetëtimë papritur ndriti.

Nga drit e neonit djegur ra përtokë një flutur.

M‘u kujtuan vargjet lexuar te një mike:

në një i bashkova me ëndrrat të dyja kur i pashë.

Një dorë mashkulli kë do mbaj më pranë si relike?

Kitarën apo vashën ku rendi mes shiut jashtë?

Kitara sonte heshti ndën litarët e shiut rrebesh.

Heshti dhe zëri kanarinës mbyllur në kafaz.

Tik- takun e orës dëgjoj si hapat e vashës ikur shpejt.

Kë do përkëdhelte dor e burrit nga të dyja këtë nat?

*****

EJA TË PRES SI NJË NOTË MELODIE

“Me uiski le të dehem,ta pi vetmin e gjatë”……Bërns

Sonte tingujt e pianos nuk t‘i dëgjova.

Nata shfrynte inatet egër mes ne të dyve.

dega e limonit thyer ,unë s’e di pse lotova?

Mos dhimbja e ndarjes mbiu lotin syve?

Buzëmbrëmjes era mblodhi retë dhe turfullonte.

marrëzisht shkarkonte verbimin sysh

shiun dëgjoja çatisë rrebeshe shkarkonte

shpirtit ndjeja thellë boshllëkun e vetmisë.

Sonte të thirra të më vije mes notash melodie

pianoja heshtëte apo unë vërtet s’e dëgjoja?

Ritmikën e zemrës ndieja në këto çaste vetmie

besoj se fjetur më rri apo në s’desha t’ju zgjoja?

Gotën e verës sonte gjysëm e kam lën pa pirë,

gjysma tjetër pret buzët e tua gjurmë të lësh në to,

jashtë gjëmon e shfryn stuhia,vetmi, natë, errësirë.

Gota e mbrëmshme mbi tavolinë ka mbetur bosh.

Vargun nisa të shkruaj nën dritën e qiririt të zbehtë,

më fanepsesh befas derës apo mos jam në ëndërr?

Lapsin gishtat lëshojnë përtokë, ndjenja më thërret,

mos janë çaste vegimi sëmbim po ndjej në zëmër?

Puthjen ma rrëmbeve te dera mbrëmë pa u ndier.

Shkallët zbrite nxitimthi, me nota melodie po ta kthej.

Po pres sonte të më vish të vrasim këto orë vetmie,

të më ndriçosh sonte shpirtin e trishtuar si mijra diej.