Briken Çalja kampion bote në stilin e shkëputjes, Meta: Një sukses madhështor i tij, që na bën krenar të gjithëve

174
Sigal

Pas fitores së arritur nga Briken Çalja, një urim ka ardhur edhe nga presidenti Ilir Meta.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Meta shprehet se Çalja arriti një sukses madhështor, që na bën krenar të gjithëve.

“Urime peshëngritësit tonë të shkëlqyer të rekordeve historike, Briken Calja, fitues i 1 medalje ari dhe 2 argjendi, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes!
Një sukses madhështor i tij, që na bën krenar të gjithëve!”- shkruan Meta.

Briken Çalja fitoi medalje ari në stilin e shkëputjes në Botërorin e Peshëngritjes dhe shkoi vetëm një kilogram larg titullit kampion bote në dygarësh dhe shtytje, ku u klasifikua në vendin e dytë.

Çalja garoi në peshën deri në 73 kilogram bashkë me Erkand Qerimajn dhe ia doli të ngrejë 156 kilogram në stilin e shkëputjes, më shumë se çdo garues tjetër.

Edhe në shtytje Çalja bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke ngritur 182 kilogramë në provën e parë, 186 kilogram në të dytën dhe dështoi 190 kilogramë në të tretën, duke humbur titullin kampion në dygarësh për vetëm një kilogram.