Në mesin e muajit maj u hapet rruga atyre që duan të punojnë në Greqi

369
Sigal

Kryeministri Edi Rama zbuloi detaje nga biseda me homologun e tij greke, Kiriakos Mitsotakis, në lidhje me punësimin sezonal të shqiptarëve në Greqi, të parashikuar rreth mesit të muajit maj

“Sot patëm një diskutim mbi strategjinë e fazës së dytë. Më parë u informoj se pas konsultimeve me miq dhe kolegë kam pasur një bashkëbisedim me kryeministrin grek për fazën e dytë.

Diskutuam mbi rezultatet e deritanishme, strategjinë e testimit, lehtësimin e masave, planin e hapjes së sezonit dhe interesin reciprok për punësimin sezonal.

E falenderova me gjithë zemër mikun grek për ata punonjës sezonal që mbetën matanë kufirit, por nuk u trajtuan si shkelës të afateve.

Dakordësuam që të shohim problemin e lëvizjes së punonjësve sezonale sipas kalendarit të fazës së dytë dhe për nevojën reciproke që ti çelet rrugë rreth mesit të muajit maj, tha kreu i qeverisë në një prononcim të tij.